Gjendet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

Shqipëria

Gjendet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i cili ishte i punësuar si roje në Portin e këtij qyteti.

Sipas Policisë së Sarandës, nga hetimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Materialet mbi rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes,” thanë policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat