Vijon zjarri në Malin e Dukatit, 3 zjarrfikës dërgohen në spital pas asfiksimit

Shqipëria

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, 3 zjarrfikës dërgohen në spital pas asfiksimit

Më: 21 korrik 2025 Në ora: 16:47
Ilustrim

Për tre ditë rresht, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e Dukatit në Vlorë, duke shkaktuar shkrirje të masive të pyjeve dhe duke vënë në rrezik zonat përreth. Megjithëse janë bërë përpjekje të mëdha për shuarjen e flakëve, duke përfshirë ndërhyrjen ajrore me helikopter gjatë ditës së djeshme, zjarri ende vazhdon të jetë jashtë kontrollit.

Ndërkohë, tre zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi dhe janë transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Sipas burimeve zyrtare, gjendja e tyre raportohet të jetë e stabilizuar.

Autoritetet po ndjekin me kujdes situatën dhe po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin që ka shkaktuar një alarm të madh në këtë zonë të Vlorës.

Njësitë zjarrfikëse dhe trupat e ushtrisë janë ende në terren, duke luftuar me kushte jashtëzakonisht të vështira. Terreni i thyer dhe erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat