Përmet, zjarret rrezikojnë fshatrat Kutal dhe Kosinë

Shqipëria

Përmet, zjarret rrezikojnë fshatrat Kutal dhe Kosinë

Më: 21 korrik 2025 Në ora: 19:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në zonën e Përmetit janë riaktivizuar disa zjarre ndërsa flakët po rrezikojnë fshatrat Kutal dhe Kosinë.

Zjarret kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe masive me pisha.

Ndërsa janë afruar pranë banesave në këto dy fshatra.

Strukturat e emergjencës si dhe shërbimet zjarrfikës të Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës, Dropullit etj., krahas ndërhyrjes në terren për shuarjen e zjarreve janë stacionuar në rrethinat e dy fshatrave për të evituar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe rrezikun për banorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat