Zjarrfikësit Luan Kapaj, Andrea Lala dhe Dëfrim Bilali kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës pas gjendjes problematike për shkak të tymit dhe tashmë janë ne gjendje të mirë shëndetësore dhe te stabilizuar.
Ata janë vizituar nga afër edhe nga ministri i mbrojtjes Pirro Vengu. Ndërkohë zjarrfikësi Luan Kapaj ka treguar momentet e para për gjendjen e krijuar dhe ndihmën e marrë menjëherë ndërsa ndalet edhe tej situata në malin e Dukatit.
Ministri Vengu ka theksuar ndërkohë se efektivët tashmë janë në gjendje të stabilizuar pas situatës se krijuar për shkak te gjendjes se tyre gjatë momenteve te luftës me flakët.
Vengu është ndalur edhe tek situata ne malin e Dukatit duke e cilësuar te vështirë edhe për shkak të temperaturave të larta ndërsa ndihma do të vijë edhe nga vendet partnere për të mos lejuar flakët drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.