Spiropali pret ambasadorin e Spanjës: Intensifikim i diplomacisë parlamentare

Shqipëria

Spiropali pret ambasadorin e Spanjës: Intensifikim i diplomacisë parlamentare

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 20:00
Pamje nga takimi

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Gabriel Cremades Ventura.

Kryeparlamentarja Spiropali i përcolli ambasadorit Ventura, urimet më të mira për misionin e tij në Shqipëri, ndërsa theksoi se “intensifikimi i diplomacisë parlamentare është thelbësor për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh”.

Kryetarja e Parlamentit tha se Spanja mbetet një mbështetëse e çmuar në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, ndërsa konfirmoi mbështetjen për objektivin strategjik kombëtar të Shqipërisë për anëtarësim në BE brenda 2030.

"Me urimet më të mira për misionin e tij në Shqipëri, mirëprita Ambasadorin e Spanjës, Gabriel Cremades Ventura.

Intensifikimi i diplomacisë parlamentare është thelbësor për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh.

Spanja mbetet një mbështetëse e çmuar në rrugëtimin tonë europian dhe konfirmon mbështetjen për objektivin strategjik kombëtar të Shqipërisë për anëtarësim në BE brenda 2030", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat