Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik Ina Zhupa ka sjell në vëmendje vrasjet shtetërore në kufi gjatë regjimit komunist, ku vetëm në vitin 1990 pati 52-55 të vrarë.
Zhupa shprehet se: “Përgjatë viteve 1989-1990 disa dhjetëra të rinj dhe qytetarë humbën jetën duke u ekzekutuar nga forcat e kufirit në përpjekje për largim nga Shqipëria, secili prej tyre i paarmatosur dhe i pa përfshirë në vepra penale ose konflikt që mund të vinin në rrezik sigurinë kombëtare.
Ata ishin qytetarë që kërkonin lirinë, ëndërronin një jetë më të mirë dhe u motivuan nga vala e emigrimit nga vendet ish komuniste. Shqipëria ishte vendi me numrin më të lartë të të vrarëve në kufi, sidomos në vitin 1990, pra pas rënies së Murit të Berlinit”
Ajo paraqet një sërë rekomandimesh ku nënvizohet roli i institucioneve duke filluar nga Kuvendi, te Këshilli Ministrave dhe bashkitë e institucione publike.