Dyshohet se fshihet në Dubai, zbulohet fotoja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të drogës

Shqipëria

Dyshohet se fshihet në Dubai, zbulohet fotoja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të drogës

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 13:59
Elidon Skëndaj

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar foton e personit të shtatë të përfshirë në një rrjet trafiku droge, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Bëhet fjalë për Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj.

Ai dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat