​Ther nënën për motive të dobëta, kapet 26-vjeçari në Dibër

Shqipëria

​Ther nënën për motive të dobëta, kapet 26-vjeçari në Dibër

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 18:32
Ilustrim

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin I.S. (26) pasi për motive të dobëta kishte therur me thikë nënën e tij N.S., raporton kp.

Incidenti ka ndodhur sot në Pocest - Maqellarë të Dibrës dhe pesëdhjetëvjeçarja e plagosur është dërguar për trajtim në spitalin e Traumës.

Policia ka konfiskuar mjetin prerës, thikën, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat