Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Kryetarin e Bashkisë së New York, Eric Adams!

Shqipëria

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Kryetarin e Bashkisë së New York, Eric Adams!

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Neë York, Eric Adams.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit diskutuan çështje të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin kulturor dhe zhvillimin e komunitetit shqiptar në New York.

Një nga momentet më të veçanta ishte kur ambasadori Bushati dhe kryebashkiaku Adams pozuan për foto, duke bërë së bashku me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

 Një shenjë kjo e respektit dhe lidhjes së ngushtë me Shqipërinë dhe kulturën shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat