Plagosja e dyfishtë me thikë në Vlorë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori i dyshuar

Shqipëria

Plagosja e dyfishtë me thikë në Vlorë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori i dyshuar

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e së shtunës ku dy persona u plagosën me thikë vjeç. Në pranga ka përfunduar një 31-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka goditur me thikë.,

Të plagosurit janë 39 dhe 32 vjeç. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat