Kërcënuan me armë zjarri një person, arrestohen dy vëllezër! Publikohen pamjet nga momenti i sherrit

Shqipëria

Kërcënuan me armë zjarri një person, arrestohen dy vëllezër! Publikohen pamjet nga momenti i sherrit

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy vëllezër, 27 dhe 25 vjeç, pas një konflikti ku u përdor armë zjarri për të kanosur një shtetas. 

Opracioni për prangosjen e tyre u zhvillua në zonën e quajtur “Kthesa e Kamzës”, ndërsa mësohet se të arrestuarit janë Ledio dhe Ronaldo Matranxhi.

27-vjeçari Ledio Matranxhi akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai dyshohet se gjatë një konflikti me një shtetas 32-vjeçar, A.R., e kanosi me armë zjarri.

Në pranga përfundoi edhe vëllai i tij, 25-vjeçari Ronaldo Matranxh për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit që u përdor në ngjarje menjëherë pas konfliktit.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, Policia sekuestroi armën e zjarrit, municion luftarak dhe automjetin e përdorur në ngjarje, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Njoftimi: 

Reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga një 27-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në pranga edhe vëllai i tij, i cili fshehu armën e zjarrit menjëherë pas ngjarjes.

Sekuestrohen arma e zjarrit, me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin Nr. 7, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës” një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një 32-vjeçar, gjatë një konflikti mes tyre, organizuan punën dhe ndërhynë me shpejtësi për kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. M., 27 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A. R., 32 vjeç.

R. M., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit të përdorur nga vëllai i tij, menjëherë pas ngjarjes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën armën e zjarrit të përdorur në ngjarje, një sasi municioni luftarak dhe automjetin, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat