Rama publikon pamje nga shkolla e re “Angela Merkel” në Kamzë

Shqipëria

Rama publikon pamje nga shkolla e re “Angela Merkel” në Kamzë

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 11:50
Pamje nga shkolla

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shkolla e re e ndërtuar në Kamzë. Rama bën me dije se shkolla mban emrin e Angela Merkel në respekt të mbështetjes që kancelarja dha pas tërmetit.

“Është një xhevahir arkitektonik në kurorën shembullore të dhjetra shkollave e kopshteve të rilindura në Kamëz nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me mbështetjen e qeverisë shqiptare e në bashkëpunim të ngushtë me kryebashkiakun shembullor Rakip Suli”, shkruan Rama.

Postimi i plotë në Facebook

Krenar për shkollat e gjeneratës së re që kemi ndërtuar me ngulm në këto vite, duke u krijuar faktikisht nxënësve e mësuesve kushte të njëjta si në shkollat më të bukura të Europës.

Kjo shkollë e projektuar nga “CommonSense” – një studio arkitektektësh lokalë të rinj e plot talent, të cilët janë rritur shumë falë edhe bashkëpunimit me arkitektët e shquar ndërkombëtarë – e që mban emrin e Angela Merkel në respekt të mbështetjes që kancelarja dha pas tërmetit, është një xhevahir arkitektonik në kurorën shembullore të dhjetra shkollave e kopshteve të rilindura në Kamëz nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me mbështetjen e qeverisë shqiptare e në bashkëpunim të ngushtë me kryebashkiakun shembullor Rakip Suli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat