Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka reaguar pas sulmit ndaj News24 dhe ndërhyrjes brutale te policisë për të nxjerrë me forcë gazetarët dhe fikur sinjalin e TV me te ndjekur informativ.
Ne reagimin e saj Diaspora për Shqipërinë e Lirë thekson se: “një institucion mediatik po goditet me një akt që përbën përshkallëzim serioz të shqetësimeve për lirinë e medias, duke cenuar të drejtat kushtetuese dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt standardeve evropiane”.
Ne reagimin zyrtar kjo organizatë e Diasporës ben thirrje për nje reagim të fuqishëm të Shoqërisë Civile, faktorit politik dhe institucioneve ndërkombëtare.
“U bëjmë thirrje qytetarëve, partive opozitare, shoqërisë civile dhe institucioneve ndërkombëtare të reagojnë fuqishëm ndaj këtij akti të papranueshëm.
Shqipëria nuk mund të ecë drejt Evropës me praktika që na kthejnë pas në kohë”- thekson organizata Diaspora për Shqipërinë e Lire.
Deklarata e plotë
Ajo që po ndodh me News 24 ngre shumë pikëpyetje, shumë prej tyre janë të vështira për t’u sqaruar menjehere. Vetëm disa ditë më parë pamë largimin e disa prej gazetarëve më të talentuar; sot, një institucion mediatik po goditet me një akt që përbën përshkallëzim serioz të shqetësimeve për lirinë e medias, duke cenuar të drejtat kushtetuese dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt standardeve evropiane. Sulmi ndaj një shtypi (pavarësisht emrit apo pronarit) është gjithmonë sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë.
Një shtet që synon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian duhet të përdorë forcën e argumentit dhe të dialogut, jo drynat dhe uniformat policore.
U bëjmë thirrje qytetarëve, partive opozitare, shoqërisë civile dhe institucioneve ndërkombëtare të reagojnë fuqishëm ndaj këtij akti të papranueshëm.Shqipëria nuk mund të ecë drejt Evropës me praktika që na kthejnë pas në kohë.
Diaspora për Shqipërinë e Lirë do të vazhdojë të mbështesë çdo gazetar të lirë, çdo media të pavarur dhe çdo qytetar që ngre zërin kundër padrejtësisë dhe keqqeverisjes.
#diasporareagon