Drejt fundit punimet për ndërtimin e aksit Berat-Ballaban/ Ja kur bëhet i aksesueshëm për qytetarët

Shqipëria

Drejt fundit punimet për ndërtimin e aksit Berat-Ballaban/ Ja kur bëhet i aksesueshëm për qytetarët

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 17:07
Berat-Ballaban

Punimet për ndëritmin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar, pasi së fundmi është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e mureve mbajtës si dhe ndërtimin e shtresave.

Ndërkohë, ka nisur edhe hedhja e binderit në kilometrat e parë të kësaj vepre.

Deri më tani janë realizuar më shumë se 50% e punimeve fizike, teksa synimi është që brenda këtij viti aksi të jetë i aksesueshëm për automjetet.

Projekti prek dy qarqe dhe disa bashki, do të shkurtojë jo vetëm kohën dhe distancën e udhëtimit, por do të ketë një ndikim në të gjithë zonën me potenciale të mëdha bujqësore dhe turistike.

Kantieri pritet të përfundojë brenda muajit tetor, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm kjo rrugë synohet të kthehet në një lidhëz të rëndësishme për turizmin.

Aksi rrugor Berat-Ballaban nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon në fshatin pranë urës së Ballabanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat