Zjarri i madh pranë Syrit të Kaltër, evakuohen turistët

Shqipëria

Zjarri i madh pranë Syrit të Kaltër, evakuohen turistët

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Zjarri ka kaluar aksin Sarandë-Muzinë dhe po avancon në drejtim të Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, por ende nuk ka depërtuar në zonën e mbrojtur.

Për sigurinë e qytetarëve, vizitorët janë evakuuar, ndërsa qarkullimi në rrugën Sarandë-Muzinë është mbyllur.

Në operacionin për shuarjen e flakëve sipas a2cnn, janë angazhuar 2 helikopterë, 20 trupa të Forcave të Armatosura dhe 4 mjete zjarrfikëse

Ata po punojnë për të shmangur përhapjen e zjarrit në parkun natyror me vlera të rralla turistike dhe mjedisore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat