Gramsh: Polici hyn në mes të flakës për ta shpëtuar të moshuarën

Shqipëria

Gramsh: Polici hyn në mes të flakës për ta shpëtuar të moshuarën

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 13:05
Alfred Zhupani

Ditëve të fundit, Shqipëria po përballet me vatra të shumta të zjarrit të cilët edhe po ua rrezikojnë jetën qytetarëve në disa zona.

Njëra prej vendeve më të prekura është edhe Gramshi.

Atje, kryepolici Alfred Zhupani, raportohet se ka bërë një akt heroik.

Zhupani thuhet se ka rrezikuar jetën e tij, për ta shpëtuar një grua të moshuar.

Ai ka hyrë mes tymit dhe flakët, duke e mbajtur gruan në krahë dhe vrapoi për ta larguar nga zona e rrezikut, pa menduar për pasojat.

Kjo ngjarje ka bërë bujë dhe fotografia ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat