Konflikt me thika në Korçë, 40-vjeçari në gjendje kritike

Shqipëria

Konflikt me thika në Korçë, 40-vjeçari në gjendje kritike

Më: 15 gusht 2025 Në ora: 19:22
Ilustrim

Një 40-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti me thika.

Sipas burimeve, 40-vjeçari ka pësuar plagë të thella, të dyshuara se janë shkaktuar nga një mjet prerës, thika.

Ndërkohë autoritetet po zbardhin ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat