Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

Shqipëria

Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza.

Theksi i është vënë Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, e cila është drejt përfundimit. Rama shkruan se për këtë spital, po punohet për detajet e fundit për finalizimin e tij.

Sakaq, kreu i qeverisë e cilëson këtë spital si një nga investimet më të rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor.

“QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Rama në rrjete sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat