Berisha: Ish-zyrtari i AKSHI është në një vorbull ndërthurjesh interesash mafioze

Shqipëria

Berisha: Ish-zyrtari i AKSHI është në një vorbull ndërthurjesh interesash mafioze

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 13:12
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat foli në lidhje me Daniel Shimën, ish zëvendës drejtorin e AKSHI i cili humbi kontaktet me familjen për rreth 10 orë ditën e djeshme.

Daniel Shima sipas tij ishte në një vorbull, pasi dinte shumë gjëra për shumë personazhe.

Berisha u ndal edhe në mesazhin e fundit të dërguar nga Shima për partneren e tij ku thoshte se po e arrestonin.

“Personi i cili u shkarkua më 19 mars 2024 nga Mirlinda Kaçanai pasi kaloi një sesion të zgjatur pyetjesh në SPAK, episod pas të cilës e shkarkoi pa asnjë motiv.

Shima është në një vorbull ndërthurjesh interesash ndër më mafiozet. Ishte një person në qendër të ciklonit dhe që dinte çdo gjë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat