Vatra të reja zjarri në Kolonjë, në afërsi të Shelegurit

Shqipëria

Vatra të reja zjarri në Kolonjë, në afërsi të Shelegurit

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në brendësi të Parkut Natyror të Gërmenjit në afërsi të Shelegurit.

Nga pamjet e siguruara shihet vatra e zjarrit e cila ndodhë në afërsi të bizneseve të zonës ndërsa vatrat e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit në afërsi të piramidave 13-14 në kufirin me Greqinë.

Pavarësisht punës së shërbimit zjarrfikës të bashkisë Kolonjë, forcat e shërbimit pyjor, ushtrisë dhe ADZM, herë pas herë janë shfaqur vatra të reja zjarri çka edhe për policinë dyshohet të jenë zjarre të qëllimshme.

Policia e komisariatit Ersekë ka marrë në pyetje dhe shoqëruar disa persona të cilët kanë në përdorim kullotat ndërsa bashkia Kolonjë ka bërë thirrje për të mbrojtur zonat e mbrojtura dhe vendosjen e autorëve të dyshuar para përgjegjësisë ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat