Llazo: Inteligjenca artificiale po na përdor më shumë sesa ne atë, jemi akoma të papërgatitur

Shqipëria

Llazo: Inteligjenca artificiale po na përdor më shumë sesa ne atë, jemi akoma të papërgatitur

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 21:41
Ana Llazo

Përmes një interviste në Ora News, Ana Llazo ekspertja e edukimit, tha se inteligjenca artificiale është duke na përdorur më shumë ne sesa ne atë, sidomos tek moshat e reja.

Llazo: Aktualisht në momentin që jemi duke folur inteligjenca artificiale është duke na përdorur më shumë sesa ne atë, sidomos tek moshat e reja.

Edhe bota ku po jetojmë po përparon dhe zhvillohet drejt një inteligjence të tillë.

Edhe fëmijët e vegjël janë shumë të fokusuar tek telefoni bashkë me inteligjencën artificiale që po përparon shumë. Jemi të papërgatitur përballë kësaj inteligjence, sidomos në shkolla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat