Arrestohet 43-vjeçari për zjarrëvenie, dogji sipërfaqe me ullinj në Selenicë

Shqipëria

Arrestohet 43-vjeçari për zjarrëvenie, dogji sipërfaqe me ullinj në Selenicë

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm në Drashovicë, në bashkinë e Selenicës për zjarrëvënie.

Sipas hetimeve të policisë 43-vjeçari ka vendosur zjarr në një tokë me ullinjë për shkak të  një konflikti që ka pasur me një bashkëfshatar.

Policia në  njoftimin e saj bën të ditur se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Ndezi zjarr pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij në fshatin Drashovicë, si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe me ullinj dhe u rrezikuan bagëti të imta, vihet në pranga 43-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë bënë ndalimin me iniciativë dhe referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin:

B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat