Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK, shihet me një zarf në dorë

Shqipëria

Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK, shihet me një zarf në dorë

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Në mëngjesin e kësaj të premte është paraqitur sërish në SPAK vëllai i krybashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Arbër Veliaj.

Veliaj ka qenë dhe ditën e djeshme për gati 5 orë në SPAK, ku pasi ka dal është shprehur për gazetarët se kishte shkuar vullnetarisht për njç çështje.

Ditën e sotme Arbër Veliaj është parë me një zarf në dorë përpara hyrjes në SPAK.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Nga data 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat