U përplas nga një makinë në Pogradec, vdes e moshuara rrugës për në spital

Shqipëria

U përplas nga një makinë në Pogradec, vdes e moshuara rrugës për në spital

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës, e moshuara Manushaqe Gjoka, e cila u përplas në aksin Pogradec – Lin mëngjesin e sotëm.

Euronewsal, shkruan se e moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe do dërgohej drejt spitalit të kryeqytetit.

Por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se e moshuara ishte nga Durrësi dhe kishte ardhur për pushime në Pogradec.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat