Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Shqipëria

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni.

Ai aakuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin e tij Besmir Kumria me thikë, pas konfliktit për një kanal uji në fshat.

Xhesion Toromëni është autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 Gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në Kryekuq të Divjakës ku pas dy goditjeve me thikë mbeti i plagosur rëndë 32- vjecari Besmir Kumria i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve okularë për ta shpëtuar, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë pas krimit, autori u largua gjakftohtë në errësirën e natës , por u  kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat