Qafë-Thanë/ Fluks i shtuar në pikën kufitare, 8 sportele aktive

Shqipëria

Qafë-Thanë/ Fluks i shtuar në pikën kufitare, 8 sportele aktive

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Në pikën kufitare të Qafë-Thanës është shënuar sot një fluks i shtuar udhëtarësh dhe mjetesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar.

Dhjetëra automjete kanë krijuar radhë në të dyja kahet, duke shtuar kohën e pritjes për udhētarët. Për të përballuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, autoritetet kufitare shqiptare dhe maqedonase po punojnë me 8 sportele aktive në total.

Sipas burimeve zyrtare, masat synojnë të menaxhojnë më mirë lëvizjet e shtuara, që lidhen kryesisht me fundjavën dhe periudhën e pushimeve verore.

Megjithatë, pritjet vijojnë të mbeten një shqetësim për udhëtarët që kalojnë në këtë nyje të rëndësishme kufitare,që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat