Banorët e disa fshatrave të Selenicës protestojnë për mungesën e rrugës

Shqipëria

Banorët e disa fshatrave të Selenicës protestojnë për mungesën e rrugës

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Banorët e disa fshatrave të bashkisë Selenicë, pjesë e qarkut Vlorë, kanë zhvilluar mëngjesin e së dielës një protestë në hyrje të rrugës së fshatit.

Ata shprehen të revoltuar për mungesën e investimeve në segmentin rrugor që lidh fshatrat Velçë, Matogjini, Bashaj, Vërmiku dhe Ramicë, me gjatësi rreth 10-15 kilometra, i cili prej vitesh ndodhet në gjendje të degraduar infrastrukturore.

Protestuesit, me pankarta në duar dhe thirrje si “Duam rrugë”, “Nuk presim më” dhe “Kërkojmë investime”, kanë bllokuar për disa minuta edhe rrugën hyrëse të fshatrave.

Kjo duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për rehabilitimin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat