“Ditë e veçantë për Kombin Shqiptar”/ Berisha ndan foto për ditëlindjen e Nënë Terezës

Shqipëria

“Ditë e veçantë për Kombin Shqiptar”/ Berisha ndan foto për ditëlindjen e Nënë Terezës

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 19:31
Shën Nënë Tereza

Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë këtë të martë disa fotografi me rastin e ditëslindjes së Shën Nënë Terezës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka ndarë edhe një mesazh, ku ndër të tjera thekson forcën e pakufijshme të nobelistes shqiptare, që u njoh si gruaja që i dedikoi jetën e saj sakrificës dhe dashurisë për njerëzit.

Postimi i plotë:

“Miq, sot është ditëlindja e Nënë Shën Terezës nobelistes, shqiptares më të shquar të të gjitha kohërave.

Për çdo shqiptar kjo është një ditë e mirënjohjes sonë më të thellë ndaj vajzës, bijës të këtij kombi që me forcën e pakufishme të besimit tek Zoti dhe Krishti Mbret, të dashurisë dhe të dhembshurisë të shpirtit të saj pushtoi zemrat e njerëzve të qytetëruar në mbarë botën dhe si shenjtore e gjallë e Mëshirës njerëzore e hyjnore i dha nder më shumë se kushdo tjetër ,në kohën më të veshtirë emrit shqiptar”,-shkruan Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat