Merr flakë pallati në Lushnjë, një grua e asfiksuar. Të bllokuar disa banorë në katet e fundit

Shqipëria

Merr flakë pallati në Lushnjë, një grua e asfiksuar. Të bllokuar disa banorë në katet e fundit

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 21:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një pallat 15-katësh në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë, është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakë masive, duke rezultuar në asfiksimin e një gruaje.

Sipas informacioneve, zjarri është shkaktuar nga kabina e rrymës elektrike, duke u përhapur më pas në katet e mësipërme.

Përveçse gruas së asfiksuar, kanë mbetur të bllokuar disa banorë në katët e fundit të këtij pallati.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhen dy ambulanca dhe një mjet zjarrfikës..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat