Operacioni i SPAK, zbulohet kush janë punonjësit e IMT të arrestuar; në kërkim shoferi i drejtorit

Shqipëria

Operacioni i SPAK, zbulohet kush janë punonjësit e IMT të arrestuar; në kërkim shoferi i drejtorit

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 18:56
SPAK

Zbulohet identiteti i dy punonjësve të Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit në Tiranë, të cilët u arrestuan me urdhër të SPAK.

Ata janë Greald Fuçia dhe Edmond Çela. Pas muajsh të tërë hetimesh, SPAK ka zbuluar se ata u merrnin para bizneseve dhe qytetarëve për të mos raportuar ndërtimet e paligjshme. Ata ndodheshin së bashku në një lokal ttë njohur në zonën e Kombinatit në kryeqytet në momentin kur u arrestuan. 

Ndërkohë mësohet se është në kërkim Klajdi Zhilla, shoferi i drejtorit të IMT.

Inspektoratet e Mbrojtjes së Territori janë kthyer në çerdhe korrupsioni. Kjo dëshmohet edhe nga aksioni që ka nisur qeveria për lirimin e hapësirave publike. Aty duket qartë se ndërtimet e paligjshme janë bërë në hundën e këtyre inspektorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat