Moti i keq në vend, furtuna këput litarin e tragetit të linjës Durrës-Bari

Shqipëria

Moti i keq në vend, furtuna këput litarin e tragetit të linjës Durrës-Bari

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Gjatë furtunës së sotme, tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca”, i akostuar në kalatë, iu shkëput një nga litarët e anijes.

APD njofton se falë ndërhyrjes së menjëhershme të autoriteteve detare, si Kapiteneria e Portit, Autoriteti Portual Durrës dhe Rimorkiatori i ASHD, situata u menaxhua, duke bërë të mundur rilidhjen e cimës.

Pas këtij momenti, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat