Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm, për t’i dalë në ndihmë një parashutisti nga Maqedonia e Veriut, i cili si pasojë e erës së fortë kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në Alarup të Pogradecit.
Pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit të Maqedonisë së Veriut, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe kanë marrë kontakt sportistin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Nga ana e shërbimeve Korçë, është bërë e mundur dërgimi i këtij shtetasi në pikë kalimin kufitar Qafë Thanë, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut.
Sportisti falënderoi shërbimet e policisë për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.