Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet një person në Astir. Numër i lartë efektivësh në vendngjarje, ja momenti i ndërhyrjes

Shqipëria

Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet një person në Astir. Numër i lartë efektivësh në vendngjarje, ja momenti i ndërhyrjes

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 23:56
Pamje nga videoja

Një person është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme në Astir, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë rrugore.

Nga videoja e siguruar shihet se një grua po bërtet me zë të lartë, teksa policia shihet që po ndërhyn tek një tjetër person.

Një numër i lartë policësh ndodhen në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën.

Blutë po vijojnë të ndërhyjnë për të neutralizuar situatën, teksa ende nuk dihet se cilat janë arsyet që çuan në përshkallëzimin e situatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat