Rreth 345 mijë nxënës rikthehen sot në banka! MAS: Tekste falas e shkolla të reja!

Shqipëria

Rreth 345 mijë nxënës rikthehen sot në banka! MAS: Tekste falas e shkolla të reja!

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 07:33
Foto

Nis sot viti i ri shkollor për rreth 345 mijë nxënës, ndërsa 31 mijë mësues rikthehen në institucionet arsimore.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se janë shpërndarë tekste falas për 236 mijë nxënës, u hapën 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara, 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive.

MAS thekson se “Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës”.

“📚 Nesër nis viti i ri shkollor me risi dhe investime të rëndësishme për rreth dhe 31 mijë mësues.

Fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 📚 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 🏫 340 laboratorë SMART 👨‍🏫, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive. Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës.

SUKSESE🫶”, shkruhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat