Ajola Xoxa në SPAK, zbaton masën “detyrim paraqitje”

Shqipëria

Ajola Xoxa në SPAK, zbaton masën “detyrim paraqitje”

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 09:32
Ajola Xoxa

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal.

Krejt kjo përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat