Qytetarë të tmerruar dhe vrasësi që largohet me vrap nëpër rrugica, dalin pamjet e reja nga atentati në Shkodër

Shqipëria

Qytetarë të tmerruar dhe vrasësi që largohet me vrap nëpër rrugica, dalin pamjet e reja nga atentati në Shkodër

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 18:39
Ragip Gila

Ditën e sotme janë publikuar të tjera pamje nga atentati me dy të vdekur dhe dy të plagosur në Shkodër.

Në videon e publikuar, duket vrasësi i dyshuar Ragip Gila teksa largohet me vrap, menjëherë pasi ka kryer vrasjen e dyfishtë në kafen pranë Bashkisë.

Një grua duket teksa ikën me vrap në trotuar e frikësuar. Autori i dyshuar është i veshur me skafandër në kokë, doreza, xhup dhe çantë.

Pavarësisht përpjekjes së tij për t’i shpëtuar policisë, Gila u kap gjatë arratisjes.

Ragip Gila u mori jetën me breshëri plumbash Armando Palit dhe Liridon Krajëd, ndërsa plagosi Erogen Brajoviç. Ky i fundit ishte ‘objektiv’ i tij.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat