GJKKO cakton seancën paraprake për Metën dhe Kryemadhin, zbulohet data kur do të vendoset për fatin e tyre

Shqipëria

GJKKO cakton seancën paraprake për Metën dhe Kryemadhin, zbulohet data kur do të vendoset për fatin e tyre

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 12:20
Monika Kryemadhi- Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake në çështjen ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë të marrë të pandehur nga SPAK.

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për kalimin e çështjes për gjykim do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e caktuar përmes shortit elektronik të hedhur javën e kaluar.

Gjyqtarja Gjoka do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do t’i rikthehet sërish SPAK-ut për plotësime, apo nëse hetimet do të pushohen për ndonjërin prej të pandehurve.

Të pandehur në këtë çështje janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat