Durrës/ 16-vjeçari mbytet aksidentalisht teksa lahej në det

Shqipëria

Durrës/ 16-vjeçari mbytet aksidentalisht teksa lahej në det

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 20:04
Ilustrim

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, një 16-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa lahej në det.

Viktima është identifikuar si E. V., banues në të njëjtën lagje ku ndodhi edhe ngjarja.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e mbytjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat