Seanca e parë e legjislaturës së re/ Të pranishëm edhe krerët e 4 besimeve fetare

Shqipëria

Seanca e parë e legjislaturës së re/ Të pranishëm edhe krerët e 4 besimeve fetare

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 18:10
Krerët e 4 besimeve fetare

Pasditen e kësaj të premteje, në Kuvendin e Shqipërisë u krye ceremonia e betimit të deputetëve të rinj.

Gjatë seancën plenare u betuan 138 nga 140 deputetë që kërkon Kushtetuta. Kjo pasi dy deputët nga PSD-ja, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo njoftuan lënien e mandateve.

Ndërkohë, në rendin e  ditës është parashikuar edhe zgjedhja e kryeparlamentarit të ri.

Seanca e sotme plenare shënon nisjen e një legjislature të re, dhe duke pasur këtë rëndësi, të pranishëm ajnë edhe krerët e katër besimeve fetare në vend.

Të pranishëm, siç shihet edhe në foto, janë: Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Baba Dede Edmond Brahimaj, Kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu  dhe Kreu i Katolikëve Kryepeshkopi Arjan Dodaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat