Tedi Blushi: Në krye të Kuvendit u zgjodh Niko inceneratori!

Shqipëria

Tedi Blushi: Në krye të Kuvendit u zgjodh Niko inceneratori!

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 19:59
Tedi Blushi

Tedi Blushi ka reaguar pas zgjedhjes së Niko Peleshit si kryetar Parlamenti ndërsa e quan "mafia e inceneratorëve".

Blushi thekson se mafia e inceneratorëve vazhdon të kapë institucionet sepse afera ende vijon për shkak të SPAK.

Sakaq, Blushi hedh akuza edhe ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e quan kumbarin e mafias së inceneratorëve.

“Sot në krye të Kuvendit u zgjodh Niko inceneratori ose Niko helmi i aferës së "Silikon Mix". Zyrtarisht mafia e inceneratorëve mori sot edhe drejtimin e Kuvendit.

Pronari i inceneratorëve, Edi Rama vuri në krye të Kuvendit ushtarin e inceneratorëve, ortakun e Klodian Zotos. Mafia e inceneratorëve vazhdon të kapë institucionet sepse afera ende vijon për shkak të SPAK.

Altin Dumani është "kumbari" i mafias së inceneratorëve, aferë e cila ende vijon sepse pagesat e aferës ende vijojnë”, u shpreh kreu i grupit të PL, Tedi Blushi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat