A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Bardhi: Nuk plotësoj kriteret, jam nga Kavaja

Shqipëria

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Bardhi: Nuk plotësoj kriteret, jam nga Kavaja

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 22:19
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentaar të PD, i pyetur në një studio televizive nëse do të kandidojë për kryetar bashkie në Tiranë, ka thënë se nuk plotëson kriteret.

Bardhi është shprehur se gjendjen civile e ka në Kavajë dhe jo në Tiranë, gjë kjo që nuk e lejon të kandidojë për kryebashkiak në zgjedhjet lokale.

Më tej, Bardhi deklaroi se emrin e kandidatit e vendosin strukturat drejtuese.

“Unë nuk flas asnjëherë me nëse. Së pari unë vendlindjen e kam në Kavajë dhe gjendjen civile e kam atje. Kështu që nuk kandidoj, nuk plotësoj dot kriteret për të kandiduar për bashkinë e Tiranës dhe së dyti i kam dëgjuar shpesh në studio televizive që lakojnë emra dhe pyesin individë a ke ambicie. Kjo është një vendimmarrje që nuk i takon individit, por i takon strukturave drejtuese të PD”, tha Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat