Zjarr masiv në Bulçar të Gramshit/ Digjen dhjetëra hektarë të pyllit me pisha

Shqipëria

Zjarr masiv në Bulçar të Gramshit/ Digjen dhjetëra hektarë të pyllit me pisha

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 19:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vatër masive zjarri ka përfshirë pyllin me pisha në fshatin Bulçar të Gramshit.

Mësohet se nga ky zjarr janë djegur deri më tani dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.

Raportohet se një helikopter Cougar është nisur për të operuar në Bashkinë Gramsh.

Situata mbetet problematike, pasi era e fortë dhe terreni i vështirë po favorizojnë flakët.

Autoritetet u bëjnë apel banorëve të zonës të shmangin lëvizjet pranë vatrës së zjarrit për arsye sigurie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat