Mos harroni çadrat! Vranësira e reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri!

Shqipëria

Mos harroni çadrat! Vranësira e reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri!

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat pritet të jenë deri të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat