Një operacion antidrogë është kryer nga Policia e Korçës teksa u çmontua një grup kriminal i dedikuar trafikut të kanabisit dhe shpërndarjes së tij.
Pas kontrolleve të befasishme të bazuara edhe në informacionet e inteligjencës operative, në bashkëpunim me Prokurorinë, mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar një grup personash prej 8 personash.
Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë e mundur arrestimi i dy persona, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike kanabis sativa. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer kontrolle edhe në mjete dhe banesa, është sekuestruar lënda narkotike e dyshuar kanabis, vlera monetare të konsiderueshme dhe automjete në përdorim të personave të arrestuar.
“Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë vijon puna për kapjen e personave që kryejnë veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, tha policia vendore.