Ekzekutimi i Klevis Lleshit, dy të arrestuarit Sabah Nuzi dhe Samet Loka dalin sot para GJKKO

Shqipëria

Ekzekutimi i Klevis Lleshit, dy të arrestuarit Sabah Nuzi dhe Samet Loka dalin sot para GJKKO

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Ditën e sotme, në orën 10:00, do të dalin para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të arrestuar për vrasjen e Klevis Lleshit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas burimeve hetimore, Sabah Nuzi dyshohet të jetë ekzekutori i Klevis Lleshit.

Dhe kjo, për një shumë prej 50 mijë eurosh.

Në këtë ngjarje, Prokuroria ka identifikuar si urdhërues të dyshuar të krimit shtetasin Aurel Hoxha alias Kolaveri i cili aktualisht vijon të jetë në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat