Ambasada SHBA publikon foton e Trump me Begajn: Aleatët e NATO-s bashkë për sigurinë

Shqipëria

Ambasada SHBA publikon foton e Trump me Begajn: Aleatët e NATO-s bashkë për sigurinë

Më: 29 shtator 2025 Në ora: 20:31

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një postim me foto nga takimi i Presidentit Begaj dhe bashkëshortes së tij me Presidentin amerikan dhe bashkëshorten Melanie Trump.

Në postim shfaqet edhe fotoja e kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, me Sekretarin e Shtetit, Marko Rubio.

Postimi shoqërohet me shënimin se ishte kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Image
Ambasada SHBA publikon foton e Spiropalit me Rubio

Ambasada thekson se aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë.

“Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Tiranë në postimin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat