Nga 1 tetori rriten pensionet, përfitojnë 721,398 të moshuar

Shqipëria

Nga 1 tetori rriten pensionet, përfitojnë 721,398 të moshuar

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5%. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë.

Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët.

Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat