Rama drejt Danimarkës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Shqipëria

Rama drejt Danimarkës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 11:15
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Danimarkës në kuadër të takimit të shtatë të Komunitetit Politik Europian që pritet të mbahet atje, ditën e enjte.

Në samit pritet të jenë të pranishëm 47 krerë shtetes, ndërsa në qendër të diskutimeve do të jenë forcimi i mbështetjes për Ukrainën, gjendja e sigurisë në Europë si dhe mënyrat për ta bërë kontinentin më të fortë e më të sigurt përballë sfidave gjeopolitike aktuale.

Komuniteti Politik Evropian ka për synim të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët, si dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit.

Deri tani, kjo platformë është mbledhur gjashtë herë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat