Edhe qarku i Lezhës përfshihet nga moti i keq, mbeten pa energji elektrike disa fshatra

Shqipëria

Edhe qarku i Lezhës përfshihet nga moti i keq, mbeten pa energji elektrike disa fshatra

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Moti i keq me stuhi shiu ka përfshirë qarkun e Lezhës, duke shkaktuar probleme kryesisht në furnizimin me energji elektrike.

Për shkak të dëmtimeve në linja, disa fshatra të Zadrimës, Shëngjinit dhe bregut të Matës janë aktualisht pa energji.

Ndërkohë, në zonat malore mbi 1 mijë metra në Mirditë, reshjet e shiut janë shoqëruar me dëborë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat