​Plagosje me thikë në gjimnazin e Kamzës, dy nxënës përfundojnë në Spitalin e Traumës

Shqipëria

​Plagosje me thikë në gjimnazin e Kamzës, dy nxënës përfundojnë në Spitalin e Traumës

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në gjimnazin “Ibrahim Rugova”, në Kamëz.

Dy nxënës janë plagosur me thikë jashtë ambienteve të shkollës, pas një konflikti, shkruan A2 CNN, transmeton KosovaPress.

Po ashtu bëhet me dije se nxënësit që kanë mbetur të plagosur nga goditjet me thika janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet.

Dy 16-vjeçarët me inicialet A.L. dhe B.T. aktualisht ndodhen në sallën e urgjencës dhe po ekzaminohen nga mjekët. Vetëm pas daljes se mjekëve do të bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat